Republikanët bllokojnë projektligjin për zgjedhjet në Senat

Senatorët republikanë bllokuan Aktin për Njerëzit në Senat, projektligji demokrat për të zgjeruar të drejtat e votës, i aprovuar në mars pa mbështetjen e partisë Grand Old. Kjo është përpjekja më e madhe e rishqyrtimit të sistemit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara. Projektligji do të prekte pothuajse çdo aspekt të mënyrës se si zhvillohen zgjedhjet, si heqjen e pengesave të votimit që aktivistët e shohin si një përpjekje të ngjashme me atë të kohës së Luftës për të Drejtat Civile; kufizimin e ndikimit të parave në politikë dhe kufizimin e ndikimit partiak mbi procesin e përcaktimit të kufijve të zonave me përfaqësim në Kongres.

Por shumë republikanë thonë se masa përfaqëson një shkelje të gjerë nga qeveria federale të autoritetit të shteteve për të organizuar zgjedhjet e tyre pa mashtrime, dhe një përpjekje që përfundimisht synon të favorizojë demokratët.
Ishte një votim procedural për të hapur debatin, por opozita shfrytëzoi rregullat, të cilat kërkojnë një kuorum prej 60 senatorësh nga 100 dhe demokratët kanë 50.
Paralajmërimet e Joe Biden, i cili e bëri atë një përparësi në agjendën e tij si edhe të Barack Obamës nuk u dëgjuan.

Nënpresidentja Kamala Harris, gruaja e parë e afrikano-amerikane në këtë post, drejtoi seancën e votimit në Senat, tha pas votimit se “lufta nuk ka mbaruar”.
Dështimi i detyron demokratët të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në lidhje me përparësitë e tyre kryesore legjislative në Senatin e ndarë, ku republikanët nuk treguan asnjë shenjë të dorëzimit.