Reperi Silento ka befasuar me postimin e tij në lidhje me vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.
Shumëkush ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të komentuar vdekjen e legjendës së NBA, Kobe Bryant, por reperi Silento është dalluar nga të gjithë të tjerët.
Ai nëpërmjet një postimi në Tëitter ka thënë se vdekja e ish yllit të Los Angeles Lakers ishte e planifikuar, transmeton lajmi.net.
“Kobe Bryant ishte vrasje e planifikuar njësoj siç ishin munduar të më vrasin mua. Unë kam shpëtuar por mos i besoni askujt në këtë industri të ndytë”, shkroi Silento.
Postimi i tij zgjoi reagime të ndryshme ku shumica nga fansat e tij dhe tifozët e basketbollit e kanë këshilluar: “Duhet të qëndrosh Silento (i heshtur)”.