Renato Sanchez, tashmë pranë transferimit te PSG

Lojtari i Lille, Renato Sanchez është pranë transferimit te Paris Saint Germain.

Muaj më parë thuajse u konsiderua e mirëqenë që mesfushori i Lille do të përfundonte te Milani, por klubi italian nuk i arriti pretendimet e skuadrës franceze.

Pikërisht atëherë kur u hap dera për PSG-në, ata bën një përpjekje të fortë dhe duket se ia kanë arritur.

Sipas ‘AS’, PSG momentalisht janë duke negociuar me Lille për kushtet e marrëveshjes, përcjell lajmi.net.

Klubi parisien kanë ofruar 30 milionë euro për lojtarin.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja përfundimtare në mes dy klubeve.