Remenski për VOA: Grupi i Palevskit, jozyrtarisht, ka pasur lista likuidimi, zhvatjesh..?!

Gjatë një prononcimi për “Zërin e Amerikës” Profesorja e Fakultetit të Sigurisë në Shkup, Frosina Remenski, sipas informacioneve jozyrtare që I posedon, thotë se te grupi I implikuar në dy vrasjet ekzistojnë lista likuidimi, lista për zhvatje dhe frikësime, si dhe lista për rrëmbime. Ajo propozon zgjerimin e hetimeve për grupin e Lupço Palevskit.

“Ky grup, sipas informatave të mia jozyrtare, ka pasur plane më të mëdha. Kanë ekzituar lista likuidimi, zhvatjesh, frikësime, lista për rrëmbime, që do të thotë se është sfidë për organet hetuese, sfidë për policinë, për shërbimet e sigurisë, që t`i zbulojnë planet dhe t`I prezantojnë para opinionit dhe kjo do të jetë përgjegjësia shtesë në këtë rast” – tha Frosina Remenski, profesore Universitare.

Sipas Remenskit, grupi ka histori kriminale, policore dhe të sigurisë dhe se nuk kanë qenë persona që nuk janë trajtuar paraprakisht nga aspekti I sigurisë.

Sipas saj, në të kaluarën, në shumë raste kanë qenë nën mbikqyrje të vazhdueshme operative për shkak të parandalimit të planeve të këtilla dhe të ngjashme, që ndoshta kanë qenë edhe më monstruoze. /KlanMacedonia/