Rekordi negativ i Theo Hernandez me Milanin këtë sezon

Milani është në vendin e dytë në Serie A me 53 pikë të grumbulluara, tri më pak sesa lideri aktual, Interi, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, një rekord të padëshirueshëm e ka arritur mbrojtësi anësor i Rosonerëve, Theo Hernandez.

Asnjë lojtar nuk ka bërë më shumë gabime që më pas përfunduan në goditje në portë nga kundërshtari në Serie A sesa Theo Hernandez këtë sezon (4),

Mbrojtësi i Milanit bëri dy gabime në barazimin e mbrëmshëm 1-1 me Udinesen.