Rekord i ri i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në Rusi

Rusia ka shënuar 1786 raste të reja me koronavirus të premten, ka bërë të ditur “The Guardian”.
Kjo është rritja më e madhe ditore deri më tani që e ka shtuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 11.917.

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin u rrit nga 18 në 94, ka njoftuar qendra e krizës në një komunikatë.

Presidenti rus, Vladimir Putin këshilloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.