Ata kanë vite së bashku, por ende nuk e kemi parë bukuroshen e ekranit me fustanin e bardhë të nusërisë.
E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Armina zbuloi një anë të saj që nuk e kemi njohur më parë, por edhe shumë gjëra sa i përket jetës private dhe dasmë së shumëpërfolur.
Lart e poshtë thuhet se njëherë nuk është Armina gati për martesën e njëherë nuk është Shkëlzeni gati, por a do kemi dasmë në 2020-ën?
“Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Në 2020 nuk ka dasmë!”, kështu u shpreh blogerja e njohur, duke refuzuar tortën gjatë sfidës “Ndaje ose tortën”.