Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë lokale 2.4 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 19:54 me epiqendër në zonën Shtip-Radovish, 68 kilometra në juglindje të Shkupit.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup njoftoi se tërmeti sipas të dhënave në dispozicion është ndjerë nga banorët e qytetit të Shtipit me rrethinë, me intensitet të shkallës III sipas shkallës makrosizmike evropiane.