Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë.