Regjistrohen mbi një mijë raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 7.932 teste të kryera janë regjistruar 1.171 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 641 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 204 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 6 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 4 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 16.12.2021 deri 05.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 231.436 raste, prej të cilëve 214.258 janë shëruar, kurse 8.012 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 9.166 raste aktive me koronavirus.