Regjistrohen katër viktima dhe 240 raste të reja me virus

FILE PHOTO: Medical personnel stand next to ambulances with COVID-19 patients as they wait in the queue at a hospital for people infected with coronavirus disease in Kyiv, Ukraine March 30, 2021. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.084 teste, ndërsa janë regjistruar 240 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (240), janë regjistruar 58 riinfeksione.

Nga MSH njoftojnë se sot janë regjistruar 446 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar një viktimë nga coronavirusi nga Shkupi (80 vjeç).

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar, 3 humbje jete, nga Prilepi (73 vjeç), Demir Hisari (60 vjeç) dhe Demir Kapija (67 vjeç). Të gjithë personat humbën jetën në shtëpi. Humbën jetën në periudhën nga 16.08. deri më 24.08.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 340.119, numri i të shëruarve është 328.924, numri i atyre që humbën jetën është 9.481, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.714.