Regjistrohen dy viktima dhe 89 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.221 teste, ndërsa janë regjistruar 89 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 87 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Një person i vdekur nga Shkupi (85 vjeç) është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, ka ndërruar jetë edhe një person nga Shkupi (70 vjeç) më 30.04.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.684, numri i të shëruarve është 300.761, numri i të vdekurve është 9.289, ndërsa numri i rasteve aktive është 634.