Dy tërmete me fuqi prej 5.5 dhe 5.4 ballë kanë goditur pjesën veriore të provincës Horasan në verilindje të Iranit, transmeton Anadolu.
Nga Qendra për sizmologji e Universitetit të Teheranit thuhet se epiqendra ka qenë në rajonin Jajarma ndërsa u regjistruan në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas të dhënave të para nuk ka viktima në njerëz, ndërsa disa në shtëpi janë shkaktuar dëme materiale.
Tërmetet u regjistruan në thellësi prej 16 dhe 10 kilometrave.