Regjistrohen 92 raste të reja me virus

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 raste të reja Covid-19, nga 1.176 testime të bëra, përcjell TV21. Kanë vdekur 3 pacientë, janë regjistruar 363 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, është regjistruar edhe një viktimë që ka ndërruar jetë me datë 31.01.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 301.583, numri i të shëruarve është 290.617, numri i të vdekurve është 9.150 dhe numri i rasteve aktive është 1.816.