Lumezi për aksionin “Pika”: Edhe 18 persona janë në kërkim, disa prej tyre s’janë shtetas të Kosovës

Aleksander Lumezi, Prokuror i Shtetit, në konferencën për media është deklaruar për rastin ‘Pika’ ku u arrestuan 50 zyrtarë policorë.

Lumezi tha se rreth kësaj çështjeje ata kanë punuar për një përiudhë afër një vjeçare, dhese ky hetim është bërë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Tutje Lumezi deklaroi se ata kanë përdorur mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë me qëllimin që të sigurohen prova të mjaftueshme për krijimin e dyshimit të arsyeshem që është kryer një vepër penale.

Fillimisht, Lumezi shtoi se, ata kanë pasur informacione se po kryhet vepra penale “marrje e ryshfetit” në disa pika doganore, dhe në momentin e zbulimit të identitetëve kanë nxjerrë aktvendimin për fillim e hetimeve kundër 68 personave, 50 prej të cilëve janë arrestuar sot, ku 48 janë policë dhe dy të tjerë janë staf doganor.

Ndërsa për 18 të tjerët, Lumezi tha se janë në arrati, e një pjesë e tyre nuk janë fare shtetas të Kosovës, për të cilët, ata janë duke bashkëpunuar më institucionet në Shqipëri, për të siguruar informacione dhe prova të cila do të na shërbejnë në procedurë penale në Kosovë apo në Republikën e Shqipërisë.