Regjistrohen 607 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit (17/18.12.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 607 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së Kovid-19. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me koronavirusin Kovid-19.