Regjistrohen 511 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orët e fundit (11/12.08.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 511 shkelje për mosmbajtjen e maskës për mbrojtje nga virusi korona.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga Covid-19.