Regjistrohen 41 viktima dhe 303 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.405 teste të kryera janë regjistruar 303 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1169 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 41 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 127.240 raste, prej të cilëve 105.524 janë shëruar, kurse 3.716 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 18.000.