Regjistrohen 35 viktima dhe 1.320 raste të reja me virus

Autoritetet shëndetësore në vend gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.738 teste të kryera kanë regjistruar 1.320 raste të reja me virus. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 514 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me virus brenda 24 orëve e kanë humbur 35 pacientë.