Regjistrohen 33 viktima dhe 949 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.610 teste të kryera janë regjistruar 949 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 737 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 144.111 raste, prej të cilëve 119.683 janë shëruar, kurse 4322 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 20.106 raste aktive me virusin korona.