Regjistrohen 31 viktima dhe 766 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.171 teste të kryera janë regjistruar 766 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 252 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.118 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 147.995 raste, prej të cilëve 124.828 janë shëruar, kurse 4.509 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 18.658 raste aktive me virusin korona.