Regjistrohen 292 raste të reja me virus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e kaluara janë kryer 2.410, ndërsa regjistruar 292 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 45 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka konfirmuar 303 persona të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar dy viktima, Krusheva (85) dhe Kavadari (67).

Në regjistrin “Termini Im” poashtu janë regjistruar edhe 5 viktima. Shkup (2), Prilep (1), Manastir (1) dhe Dibër (1), të vdekurit janë të moshës nag 45 deri në 85 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 300.398, numri i të shëruarve është 289.064, numri i të vdekurve është 9.104, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.230.