Regjistrohen 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar ndonjë viktimë nga virusi, shkruan lajmi.net.

Aktualisht në Kosovë janë 509 raste aktive me COVID-19, teksa masat kundër shpërndarjes së këtij virusi janë ende në fuqi.

Njoftimi i plotë:

02 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 3.344 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060

Në total numri i rasteve aktive është 509.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!