Regjistrohen 172 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.483 teste të kryera janë regjistruar 172 raste të reja me virusin korona. 107 raste janë regjistruar vetëm në Shkup, përcjell TV21.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 381 pacientë të shëruar. Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 9 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 209.449, raste, prej të cilëve 193.781 janë shëruar, kurse 7.337 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.331 raste aktive me Covid-19.