Regjistrohen 119 deputetë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit

119 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të legjislaturës së shtatë, kanë përfunduar procedurën e regjistrimit të Kuvend, sipas kalendarit të përcaktuar nga administrata.

Sipas Kuvendit të Kosovës, deputeti Rasim Demiri, i cili nuk i është nënshtruar këtij procesi gjatë kësaj jave, do të regjistrohet gjatë ditëve të ardhshme.