“Regjistrimi”, VMRO-DPMNE: Pendarovski të mos e nënshkruajë Ligjin

VMRO DPMNE-ja opozitare i bëri thirrje Presidentit Stevo Pendarovski të mos e nënshkruajë Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. VMRO akuzon se Kryeministri Zoran Zaev përgatit regjistrim, për numrat e të cilit është janë bërë pazare paraprakisht. Dëshmia për këtë, sipas tyre, është refuzimi i të gjitha amendamenteve të VMRO DPMNE-së, me të cilat ata dëshironin ta përmirësonin Ligjin, si dhe refuzimi i propozimit, për të marrë gjurmë gishtash gjatë regjistrimit.

Presidenti Pendarovski më së miri e ka të konsultohet me ekspertë në këtë fushë. Nëse këshilloheni me ekspertë realë dhe objektiv për këtë çështje, besoj se ata do të tregojnë se ky Ligj nuk është mënyra e duhur për ta kryer një regjistrim. Do ta përsëris, regjistrimi është i nevojshëm, regjistrimi është i nevojshëm sa më shpejtë. Por, regjistrimi duhet marrë parasysh mjetet moderne që i kemi në shekullin 21. Maqedonia duhet të kryejë një regjistrim elektronik, dhe Maqedonia ka kapacitetin për ta bërë këtë, dhe askush nuk do të dyshojë në statistikat përfundimtare që do të dalin prej saj – tha Timço Mucunski, deputet nga VMRO-DPMNE.

LSDM-ja në pushtet përgjigjet se pas gati dy dekadash, janë krijuar të gjitha kushtet normative për regjistrim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. Ata akuzuan se thirrja nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për bojkotin e regjistrimit, inkurajon qytetarët të shkelin ligjet. Sipas tyre, iniciativa për të mbledhur nënshkrime për të kontestuar ligjin është anti-shtetërore.

Kjo iniciativë, përkatësisht kjo mënyrë e sjelljes shkatërruese e VMRO DPMNE-s, në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve dhe në të njëjtën kohë thirrja që qytetarët ta bojkotojnë regjistrimin, është një sjellje jashtëzakonisht anti-shtetërore. Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme do ta rishikojnë vendimin e tyre në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve… i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë, dhe për krijimin e politikave të mëtejshme veçanërisht në lidhje me ekonominë – tha Marija Georgievska, deputete nga LSDM-ja.

Kuvendi miratoi Ligjin e Regjistrimit dy ditë më parë me 62 vota pro. Sipas Ligjit, regjistrimi do të kryhet nga 1 deri në 21 prill të këtij viti. Ky operacion statistikor është kryer për herë të fundit në vitin 2002. Regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 dështoi.

Alsat