“Refuzuar” publikohet sot nga Fifi

Fifi është njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ajo po vazhdon të punojë shumë rreth projekteve të saj muzikore, shkruan lajmi.net.

Dy javë më parë ajo publikoi këngën e saj “Vëmendje”, teksa në këtë projekt foli edhe për alivanosjen e saj në “BBV”.

E një javë më parë ajo publikoi një bashkëpunim me Markel Gogan e kënga e tyre “Dehur”.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Fifi lajmëroi se do të publikojë këngën e re.

Kënga publikohet sot në orën 15:00 dhe titullohet “Refuzuar”.