Refuzuan të vaksinoheshin, 9 punonjës kufitarë pushohen nga puna në Zelandën e Re

Administrata doganore e Zelandës së Re pushoi nga puna nëntë punëtorë të saj pasi refuzuan të vaksinoheshin kundër Covid-19. Zelanda e Re e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punonjësit e vijës së frontit.

Më shumë se 95% e punonjësve të doganës të Zelandës së Re kanë marrë një dozë të vaksinës Covid-19 ndërsa 85% kanë marrë dy doza.

Zelanda e Re ka regjistruar 2,622 raste dhe 26 viktima që nga fillimi i pandemisë.