Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar vaksinat ruse nga Shqipëria, të cilat kryeministri Edi Rama ia ofroi.
Këtë po e quan gabim analisti nga Shqipëria, Andi Bushti, përcjell Bota sot.
Por, përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “zemërgjerësia” e ardhur nga Tirana nuk ka të bëjë me humanizmin, por me fushatën.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka dyshim se Albin Kurti bën gabim që nuk i pranon vaksinat kineze, por ama hedhja në betejën kundër tij e gjithë skaljoneve të propagandës së Ramës, tregon se “zemërgjerësia” e ardhur nga Tirana nuk ka të bëjë me humanizmin, por me fushatën.