Reece James ndëshkohet rëndë nga federata e Anglisë

Reece James është dënuar me një ndeshje për shkak të debatit të tij pas humbjes së Chelseat ndaj Aston Villas – një ndeshje në të cilën ai nuk luajti.

Kapiteni i Bluve u akuzua javën e kaluar për përdorimin e gjuhës fyese ndaj gjyqtarit Jared Gillet në humbjen e tyre 1-0 muajin e kaluar.

Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes, të cilën mbrojtësi e ka humbur për shkak të lëndimit.

Dhe zyrtarët e federatës angleze e kanë dënuar atë me një pezullim për një ndeshje për shkeljen e Rregullit E3 të FA.

Ndalimi me një ndeshje i James do të thotë se ai nuk do të jetë i disponueshëm për t’u përzgjedhur për udhëtimin e Chelseat në Turf Moor të shtunën për t’u përballur me Burnleyn.

James, megjithatë, ishte gati të humbiste ndeshjen për shkak të lëndimit në kofshë që e mbajti atë jashtë fushës për ndeshjen ndaj Villas muajin e kaluar.

Ai po ashtu është dënuar me mbi 100 mijë euro gjobë, ndërsa do të ketë të drejtë ankese.