Reçica kritikon koalicionin VV-LDK, thotë se fituan me premtime të rreme

Reçica ka thënë se Kurti tani po paraqitet ndryshe për dallim gjatë 10 vjeçarit të kaluar.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vlerësojnë se cili është Kurti i vërtetë.

“E patë një ekspoze 30 minutësh në këtë foltore ku Kurti tha shumë gjëra që nuk i kemi dëgjuar kurrë.Kujt t’i besojmë Albin Kurtit që foli 20 minuta apo Kurtit që ka fol gati 10 vite rresht këtu, ju qytetarë ata të cilët e keni votuar dhe ata të cilët keni bërë ndryshe, ju duhet të gjykoni se cili është Kurti i vërtet”, ka deklaruar Reçica, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se koalicioni VV-LDK nuk garanton fuqizim për shtetin e Kosovës.

“Ky koalicion nuk kanë pasur për qëllim zgjedhjen e prioriteteve por qëllimi i tyre i vetëm është që të gllabrojnë pushtet sa më shumë për vete, nuk garanton fuqizimin dhe përmbylljen e shtetësisë së Kosovës. Nuk mund të garantojë të përmbyll suksesshëm dialogun Kosovë-Serbi e asnjë proces tjetër. Nuk mund të jetë qeveri e shpresës një koalicion që ka fituar përmes kauzave të pavërteta dhe premtimeve të rreme. Këta kanë vetëm aspirata për pushtet dhe jo përgjegjësi për shtet”, ka thënë deputeti i PDK-së.