Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Carlo Ancelottin kanë filluar ta kaplojnë problemet dalëngadalë, pasi disa lojtarë nuk janë të kënaqur me trajtimin që po u bëhet.

Dani Ceballos mund të largohet nga Real Madrid në afatin e ardhshëm kalimtar, ka bërë të ditur Relevo spanjolle.

Mesfushori spanjoll, i cili mbërriti te Reali në vitin 2017 nga Betisi për 16.5 milionë euro, është në prapavijë këtë sezon.

“Ceballos është shumë i frustruar me kohën e lojës. Agjentët e tij po mendojnë për klube të tjera. Nga ana tjetër, Reali nuk dëshiron ta shesë atë dhe vetëm një ofertë e madhe mund të ndryshojë mendimin e klubit”, shkruan Relevo për 27-vjeçarin.

Ceballos luajti vetëm 503 minuta për Realin këtë sezon. Ndeshjet kyçe kundër Leipzig dhe Manchester City në Ligën e Kampionëve dhe El Clasicon e fundit ai i ka ndjekur nga bankina.

Në total, ai luajti 141 ndeshje për Realin dhe shënoi shtatë gola me 13 asistime.