Reali “mbret” i rrjeteve sociale, lë prapa Barçën, Man Utd e Chelsea

Pikërisht kjo ka ndikuar edhe në sport, ku skuadra të shumta i kushtojnë një rëndësi të veçantë, për të përhapur markat e tyre. Ndërkohë që 2019-ta është drejt mbylljes, dhe në këtë dekadë janë përdorur shumë rrjetet sociale, mund të shohim edhe ekipet që kanë më shumë ndjekës në këto rrjete.

Real Madridi kryeson në vendin e parë, me 223, 888, 433 ndjekës në “Twitter”, “Facebook” dhe “Instagram”. Në vendin e dytë qëndron Barcelona me 213, 614, 164 ndjekës, ndërsa podiumi plotësohet nga Manchester United me 125, 979, 251 ndjekës.

Shumë larg janë ekipet italiane me Juventusin që ndodhet në vendin e 5-të me 80, 958, 117 ndjekës, ndërsa Milani ndodhet në vendin e 12 me 38, 328, 684 ndjekës, duke lënë kështu pas Interin që ndodhet në vendin e 17 me 23, 874, 821 ndjekës.

Ja lista e plotë.