Emisioni “Jugones” në “La Sexta” ka zbuluar se madrilenët nuk besojnë se janë gabime me mirëbesim ato që kanë bërë gjyqtarët në këtë ndeshje sa u përket dy penalltive që nuk u dhanë në favor të Varane i rrëzuar dy herë në zonë. Ndaj i kanë bërë një kërkesë zyrtare për sqarim Federatës Spanjolle të Futbollit.
“Reali i kërkon Federatës që ta lejojë të dëgjojë audiot e komunikimi të drejtpërdrejtë që arbitri Hernandez Hernandez zhvilloi me shefin e VAR, De Burgos Bengoeçea, në të dy rastet e penalltive të Varane në pjesën e parë”, u shpjegua gjatë emisionit.
Meqë në të kaluarën Komisioni i gjyqtarëve ka deklaruar se është transparent dhe nuk ka çfarë të fshehë, Reali do të kërkojë që të dëgjojë këtë audio. Një vit më parë, Velasko Karbajo bëri publike audion e diskutimit të penalltisë së Varane ndaj Suarez në “El Clasico” që u mbyll me shifrat 5-1 për katalanasit.