Reali e kërkoi Messin në vitin 2013, kjo ishte përgjigja e argjentinasit

Real Madrid kishte tentuar transferimin e Messit në vitin 2013, por kishte marrë një refuzim nga vetë lojtari.

‘Los Blancos’ i ofron argjentinasit kontratë tetë vjeçare dhe një pagë prej 23 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në botë në atë kohë. Florentino Perez i kishte premtuar Messit se do të udhëtonte në Barcelonë me një aeroplan privat për të kryer negociatat në fshehtësi.

Lionel Messi do të fitonte 184 milionë euro nga ajo kontratë me Real Madridin, pa llogaritur shpërblimet e ndryshme dhe kontratat e sponsorizimit që do të arrinte te skuadra nga Bernabeu.

Por, gjithë kësaj Lionel Messi iu përgjigj shkurtimisht me mesazhin: “Jo”.