Reali e Barcelona në “luftë” për Sanen

Anësori i Bayern Munichut, Leroy Sane, po tërheq interesim nga Barcelona e Real Madrid.
Sipas, BILD, kontrata e sulmuesit me Bayernin zgjat deri në vitin 2025 dhe thuhet se ai mund të largohet në fund të sezonit, pasi Bayern mund të konsiderojë shitjen e tij nëse ai nuk e zgjat kontratën, transmeton Lajmi.net.

Sane vlerësohet shumë nga stafi i Barcelonës, derisa interesim ka pasur edhe nga Real Madrid.

Emri i tij ishte në shqyrtim gjatë verës së kaluar, si dhe asaj më parë, megjithëse Barça nuk bëri asnjë lëvizje për shkak të kufizimeve financiare.

Gjatë afateve të fundit të transferimeve, Xavi ka shprehur dëshirën e tij për një anësor dinamik.

Vlera e Sanes në treg është 65 milionë euro.

Nga sot, megjithatë, Barcelona po monitoron vetëm situatën e tij pasi ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e tij, i cili gjithashtu përfaqëson Marcos Alonso. /Lajmi.net/