Real me apel deri te tifozët që të mos e festojnë titullin në sheshin në Madrid

Në dy xhiro deri në fund të kampionatit spanjoll, udhëheqësia e Real Madridit kërkoi nga tifozët që të mos e festojnë titullin në mënyrë të organizuar në grupe më të mëdha në mënyrën tradicionale në sheshin “Sibeles” në Madrid.

“E dimë për gjendjen e vështirë me të cilën janë ballafaquar të gjithë dhe për përpjekjet që bëhen kundër pandemisë së koronavirusit. Futbolli kontribuon për këtë, ndërsa ne arritëm ta vazhdojmë sezonin në rrethana mjaftë të vështira. Nëse titullin e fiton Real Madridi, futbollistët tanë nuk do të mbajnë festime tradicionale dhe nuk do të shkojnë në shesh. Për këtë shkak i lusim tifozët tanë të mos shkojnë nëse e fitojmë trofeun. Duhet të tregojmë përgjegjësi dhe t’i shmangim rreziqet nga sëmundjet”, qëndron te apeli i Realit.

Edhe pse trofeu ende zyrtarisht nuk u sigurua, Realit, i cili në këtë moment ka katër pikë më tepër se Barcelona, i duhet vetëm edhe një fitore deri në fund. E kjo mund të ndodh nesër në ndeshjen me Viljarealin.