Real Madridi tashmë e ka të qartë se kush do ta zëvendësojë Ancelottin pas largimit

Nuk është një sekret se Xabi Alonso ishte i ‘vërshuar’ nga ofertat para se të njoftonte qëndrimin e tij tek Bayer Leverkuseni përtej këtij sezoni, dhe këto oferta nuk pritet që të mungojnë edhe kur ai do të mbetet trajner i lirë në 2026.

Kjo mund të përfshijë edhe punën tek Real Madridi, pasi pikërisht në 2026 do të ishte fundi i kontratës së italianit Carlo Ancelotti.

Shumë persona kanë aluduar se Xabi Alonso është njeriu ideal për të zëvendësuar teknikun italian, i cili ka punuar nën urdhrat e Ancelottit gjatë kohës sa ishte aktiv në futboll.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, Alonso është në dijeni se ai mund të jetë ‘i zgjedhuri’ nga Real Madridi për të marrë drejtimin e klubit, nëse gjërat nuk ndryshojnë në të ardhmen e afërt.

Figura të rëndësishme brenda klubit besojnë se ai është zëvendësuesi ideal i Ancelottit dhe kjo përfshin edhe presidentin Florentino Perez i cili e vlerëson lart Alonson.

Në rast se Alonso nuk pëson rënie të rezultateve në dy vitet e ardhshme, duket se ai do të mirëpritet me krahë të hapur në “Santiago Bernabeu”. Deri në atë kohë, Ancelotti do të jetë 68-vjeçar dhe ai gjithmonë e ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar tek Real Madridi sa më gjatë që mundet.

Deri në prag të Krishtlindjeve, Ancelotti do të jetë trajneri i tretë në histori të Realit që qëndron më së shumti në klub, ndërsa vetëm Vicente del Bosque dhe Miguel Munoz kanë bërë më mirë.