Real Madridi refuzon ofertën e gjigantit evropian për Brahim Diaz

Pas një fillimi shumë të vështirë, Brahim Diaz ngadalë po arrin të bëhet një futbollist i rëndësishëm te Real Madrid.

Mesfushori ofensivë spanjoll u rikthye në Santiago Bernabeu pas tre viteve shumë të suksesshme tëkaluara te AC Milan në Itali.

AC Milan, ku ai ishte i huazuar për tre sezonet e fundit, donte të siguronte transferimin e tij në afatin kalimtar të verës, por Real Madrid zgjodhi ta mbante lojtarin në radhët e tyre.

Tashmë, Napoli i bashkohet listës së kërkuesve të Diazit, duke kërkuar një transferim të mundshëm për të përforcuar skuadrën e tyre.

Oferta e Napolit vjen në një moment vendimtar për klubin italian pasi ata janë të shqetësuar për të ardhmen afatgjatë të Piotr Zielinskit.

Me ndërkombëtarin polak në vitin e fundit të kontratës së tij, Brahim Díaz e paraqet veten si një opsion i mundshëm.

Megjithatë, Los Blancos e kanë refuzuar propozimin dhe duken të vendosur për të mbajtur lojtarin e ri, në mënyrë që ai të bëhet i rëndësishëm për klubin në të ardhmen.

Pavarësisht pasigurive rreth kohës së lojës, Díaz duket se po gjen ritmin e tij te Real Madrid, gjë që mund të komplikojë çdo përpjekje për t’u larguar.