Të shtunën, listës së lojtarëve të lënduar të Real Madridit iu shtua edhe Ferland Mendy i cili pati një problem me kofshën gjatë fitores ndaj Gironas.
Sidoqoftë, tashmë kanë ardhur disa lajme të mira nga infermieria për Carlo Ancelottin pasi dy lojtarë që munguan ndaj Gironas do të rikthehen në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi do të rikthehet në aksion në Ligën e Kampionëve të martën, aty ku do të përballen me Atalantan në një ndeshje tejet të rëndësishme për ta.
Tashmë është konfirmuar se Vinicius Junior dhe Rodrygo që të dy do të rikthehen në Bergamo, pasi janë ftuar nga tekniku italian.
📋✅ ¡Nuestros convocados!
🆚 @Atalanta_BC#UCL pic.twitter.com/KShyrkhW1B— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 8, 2024
Pas zëvendësimit të Jude Bellingham ndaj Gironas, pati shqetësime nëse anglezi do të jetë në gjendje të luajë ndaj Atalantas, por edhe ai tashmë është ftuar për atë sfidë.
Vinicius ka qenë jashtë fushave për dy javë shkaku i një lëndimi muskulor, teksa Rodrygo u rikthye pas disa shqetësimeve që pati ditë më parë.
Rikthimi i dyshes braziliane është padyshim një lajm i mirë për Real Madridin të cilët e shohin fitoren ndaj Atalantas si të obligueshme shkaku i pozitës së tyre në tabelë.