Real Madridi nuk ka asnjë synim për në merkaton e janarit

Real Madridi nuk e ka asnjë synim për në merkaton e janarit.
Sipas Diario AS, “Los Blancos” s’e kanë ndërmend të shpenzojnë fare në janar.

Deri në verën e vitit nuk pritet të ketë prurje të reja në “Bernabeu”, transmeton lajmi.net.

Pas prishjes së raporteve me PSG, tashmë janë shtuar zërat se Mbappe mund të largohet në drejtim të madrilienëve, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.