Eduardo Camavinga ka nisur përgatitjet për sezonin e ri para pjesës tjetër të skuadrës së Real Madridit, duke treguar vendosmërinë për ta fituar besimin e trajnerit Jose Mourinho.
Sipas gazetarit Alvaro Esteban, mesfushori francez ishte të premten në qendrën stërvitore të Valdebebasit, ku zhvilloi një seancë individuale në prag të fillimit zyrtar të fazës përgatitore, e cila nis të hënën.
24-vjeçari synon të paraqitet në formën më të mirë të mundshme gjatë fazës përgatitore, pas një sezoni të kaluar ku u përball me kritika për paraqitjet e tij.
Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu, Camavinga nuk po mendon për një transferim.
Mesfushori francez mbetet i fokusuar vetëm te vazhdimi i karrierës me Real Madridin dhe dëshiron të dëshmojë vlerat e tij para Mourinhos, me shpresën për të fituar një rol të rëndësishëm në planet e teknikut portugez për sezonin e ardhshëm.
Real Madridit ndërkohë mund t’i shtyhet xhiro e parë shkaku i Kupës së Botës.




