Real Madridi ka mbetur pa sulmues, Kane i gatshëm t’u bashkohet mbretërve

Sulmuesi anglez, Harry Kane pritet të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.
Real Madridi së fundmi njoftoi që Karim Benzema nuk do jetë më lojtar i tyre.

Përveç francezi mbrëmë gjiganti spanjoll kumtoi lajmin për largimin e Mariano Diaz.

Kjo do të thotë që klubi mbretëror ka mbetur pa sulmues në ekip.

Së fundmi emri që po lakohet se mund të zëvendësojë Karim Benzema është Harry Kane.

Raportimet në Spanjë thonë që anglezi është i gatshëm të kalojë në ‘Santiago Bernabeu’.

Kujtojmë që Kane ka kontratë me Tottenham deri në qershor të vitit të ardhshëm.