Real Madridi interesohet për Lisandro Martinez

Botërori ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj, atë të “llogarive” të pikëve të mbetura për kualifikim në fazën tjetër, por në anën tjetër klubet duke përfituar nga periudha e pushimit, po mbajnë “nën radar” lojtarët e tyre të preferuar.

Sipas gazetës spanjolle “Defensa Central”, gjigandët e Real Madrid ka treguar interes për nënshkrimin e mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez.

Mbrojtësi “albiceleste” ka sjellë siguri në mbrojtje me lojën e tij tek Manchester United, që kur iu bashkua klubit këtë verë nga Ajax dhe do të duhej një ofertë masive nga “galaktikët” për të bindur anglezët, që ta lënë lojtarin të largohet vetëm pas një sezoni.