Real Madridi has në rezistencë nga Union Berlini, mbyllet pjesa e parë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit dhe Union Berlinit.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan lajmi.net.

“Mbretërit” kishin iniciativën thuajse gjatë gjithë fraksionit të parë të lojës, por pa arritur cakun.

Në anën tjetër, edhe skuadra gjermane tentoi në disa raste, por pa diçka konkrete.

Sfida mes Real Madridit dhe Union Berlinit është në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Real Madridit dhe Union Berlin janë në Grupin C së bashku me Napolin e Bragën.