Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Disa lojtarë të Manchester Cityt kanë pësuar dëmtime vetëm disa ditë përpara se të përballen me Real Madridin në një ndeshje gjigante për çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas të dhënave të fundit, gjashtë lojtarë të Manchester City kanë pësuar lëndim në shtatë ditët e fundit.

John Stones mori një lëndim teksa luante për Anglinë kundër Brazilit me Kyle Walker gjithashtu që pësoi të njëjtin fat në lojë.

Manuel Akanji gjithashtu pësoi një goditje kur luante për Zvicrën.

Ndërkohë, Bernardo Silva dhe Ruben Dias u larguan nga kampi i Portugalisë dhe u kthyen në Mançester pasi pësuan lëndime të lehta në stërvitje dhe dyshja do t’i nënshtrohen testeve për të konfirmuar gjendjen e tyre fizike.

Erling Haaland gjithashtu shkaktoi frikë nga lëndimi teksa luante për Norvegjinë kundër Sllovenisë. Ai humbi një penallti në atë ndeshje, por lëndimi i tij nuk mendohet të jetë serioz.

 

Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Man City në gjysmëfinale sezonin e kaluar. Megjithatë, Real Madridi e ka forcuar skuadrën e tyre dhe kjo përballje paraqet një mundësi për hakmarrje për Los Blancos.

Man City do të përballet me Crystal Palace në Ligën Premier para se të përballet me Real Madridin në javën e ardhshme.