Real Madridi dhe Dortmundi bien dakord për Bellingham, mungon vetëm zyrtarizimi

Real Madridi dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për transferimin e Jude Bellingham në Spanjë.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

“Mbretërit” dhe “Milionerët” kanë arritur marrëveshje për 100 milionë euro plus bonuset.

Bellingham do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror.

“Jude Bellingham në Real Madrid, ja ku po shkojmë! Marrëveshja me Borussia Dortmundin. Është bërë punë e kryer. Tarifa: 100 milion euro plus shtesa. Bellingham do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare të vlefshme deri në qershor 2029, e rënë dakord në prill. Testet mjekësore tashmë janë rezervuar pasi Madridi dëshironte t’i kryente këtë javë” – ka shkruar Romano./Lajmi.net/