Real Madridi blindon Vinicius Jr, braziliani rinovon deri në vitin 2027

Vinicius Jr ka rinovuar kontratën me Real Madridin.
Anësori brazilian po shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për ‘Mbretërit’, andaj klubi kanë vendosur ta blindojnë atë.

Sipas raportimit të ‘AS’ Vinicius Jr ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në qershor 2027, transmeton lajmi.net.

Braziliani ka pasur kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2024, por do vazhdojë edhe për tri vite të tjera.

Detajet e marrëveshjes ende nuk dihen, por sipas së përditshmes spanjolle do ndodh së shpejti.