Real Madridi arrin marrëveshje me Rudiger

Real Madridi ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Chelsea, Antonio Rudiger.

Rudiger ka kontratë me Chelsea deri në fund të këtij sezoni dhe marrëveshje për rinovim nuk do të ketë.

Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për gjermanin, por si duket gjiganti spanjoll Real Madridi e ka fituar garën për lojtarin.

Siç njofton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me Rudiger, përcjell lajmi.net.

Kontrata ende nuk është nënshkruar dhe detajet përfundimtare priten të diskutohen së shpejti.

Kështu qendërmbrojtësi do t`i jep fund periudhës pesëvjeçare në ‘Stamford Bridge’ dhe do të kalojë në ‘Santiago Bernabeu’ si transferim i lirë.