Real Madridi arrin marrëveshje me gjigantin botëror – mbushet edhe më shumë arka e Los Blancos

Real Madridi ka arritur marrëveshje sponsorizimi me gjigantin që prodhon kompjuterë dhe produktet të tjera, HP.

Los Blancos do t’i shtojnë arkës së tyre një shumë të majme të ardhurash, raporton MARCA.

Real Madridi thuhet se do të fitojë gjysmë milioni euro nga kjo marrëveshje.

Logoja e HP do të vendoset në mëngët e fanellës së klubit spanjoll, ndërsa së shpejti do të publikohet edhe videoja e marrëveshjes.

Për më shumë, në njoftim do të publikohet edhe se sa vite do të zgjatë kjo marrëveshjes mes të dyja palëve.